Motra e Rozana Radit, Andeta Radi, sot feston ditëlindjen, por e motra e ka bërë të qajë qysh në orët e para të mëngjesit me dhuratën që i ka bërë. Mes urimeve dhe dhuratave të njerëzve të afërt, ai i Rozanës, natyrisht është më i veÒ«anti. Ndryshe nga dhuratat vanitoze që jemi mësuar të shohim mes personazheve të njohur në të tilla raste, Rozi ka zgjedhur më të thjeshtën dhe më të veÒ«antën: një buqetë me trëndafila dhe një letër të shkruar me dorë.

“Ti je nëna që më mëngon. Pa ty jeta do ishte e zbrazët. Je njeriu që mezi pres t’i tregoj Ò«do gjë timen. Ndonjëherë të shoh shumë rrallë dhe më merr malli për netët në divanin e shtëpisë sonë. A të kujtohet? Faleminderit që më lexoje kur isha e vogël, faleminderit që më fshije hundët kur isha e vogël, faleminderit që kujdesesh për mua. Ne ruajmë kujtime e dhimbje që askush nuk i di. Përgjithmonë bashkë”

Pas këtij shënimi, Andeta shkruan: “…dhe buqeta e motrës nuk mungon asnjëherë. Po pse mi Rozana Radi, edhe sot do më bësh të qaj? Ne rrallë e shprehim dashurinë, nuk rrimë duke u puthur gjithë ditën, por jemi si ata siamezet që s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin.”

Òªfarë mund të kishte më bukur për të përshkruar një dashuri motrash?