Historia me Luana Vjollcën ishte e para lidhje dashurie që publiku i ka ditur këngëtarit Adrian Gaxha. Shumë u shkrua e u komentua pas saj, por Gaxha ishte i vendosur që pas saj, çdo gjë që do ndodhte me jetën e tij personale, do të mbetej vetëm e tij (edhe Luana në të tilla përpjekje ka qenë).

Përveç bashkëpunimeve të suksesshme në muzikë, disa prej të cilave u komentuan edhe si personale, Gaxha ka rrëfyer për Prive edhe një histori të fundit dashurie, e cila ka përfunduar para tre muajsh dhe ka zgjatur gati një vit e gjysmë. Pyetjes pse nuk e ka bërë publike, ai i përgjigjet: “E respektoj privatësinë e personit tjetër, prandaj nuk kam dashur me bë publike lidhjet e mia. Kam pasur lidhje të gjata, por nuk kam dashur asnjëherë ta dëmtoj privatësinë e personit tjetër. Prandaj edhe i kam mbajtur për vete më shumë.”

Lidhja e tij e fundit ishte me një vajzë që jetonte në Francë, por fakti që ajo nuk ka qenë person publik nuk ka qenë arsyeja pse ai nuk ka dashur ta tregojë: “Kam dashur të qëndroj sa më larg problemeve, sepse mendoj se po ta bësh lidhjen publike, aq më shumë probleme do kesh. Po jo se ajo nuk ka qenë personazh publik....” – rrëfen Adriani pa u ndalur te arsyeja e ndarjes.

Por, edhe pse i fokusuar në punë, sidomos dy vitit e fundit, me shumë projekte muzikore, aq sa harron edhe të hajë, pyetjes pikante se si jeton pa seks, ai përgjigjet: “Ç’ka është seksi? Ah, e ke fjalën për marrëdhënien?.... Ti sa mundesh pa ujë?”  

">