Valbona Çoba, tani ka një familje të madhe dhe të kompletuar. Para pak ditësh, revista Who ka publikuar disa foto nga modelja shqiptare, e cila ka lindur binjakë në ditët e para të tetorit. Në numrin e ri të revistës, Valbona ka pozuar me të gjithë familjen; dy të porsalindurit, djalin Aiden (emri që do të thotë i lindur nga zjarri) dhe bashkëshortin Todd Christopher.

Miss Fotozhenia e parë shqiptare vazhdon të jetë një nga vajzat më të bukura që e ruajnë freskinë dhe bukurinë natyrore, edhe tashmë që ajo është nënë e tre fëmijëve.

Valbona Çoba jetoi për disa vite me radhë në Greqi dhe më vonë fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara, ku jeton e lumtur me bashkëshortin Todd Christopher dhe tre fëmijët.

Edhe miqtë dhe të afërmit e Çobës e kanë uruar brunen e bukur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Njëra nga mikeshat më të mira të Çobës, Aurela Gaçe, para pak ditësh ka publikuar një status në Instagram, duke shkruar: “Një lajm kaq të bukur e emocionues që mora këto ditë, dua ta ndaj me ju. Kjo bukuri e rrallë shqiptare që  u vlerësua edhe përtej kufijve, pikërisht aty ku nuk e donin emrin Shqipëri, i theu tabutë. Këto ditë Zoti e gëzoi me binjakë, djalë e vajzë. Djalit të parë, Aiden, i solli në shtëpi edhe motër edhe vëlla”,- ka shkruar Aurela në profilin e saj.