Ka raste që gjithçka ka nisur nga një like (pëlqim) në rrjetet sociale. Fotot fundja për atë publikohen, për t’u pëlqyer. Kjo ka ndodhur edhe midis futbollistit Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Eni Koçi.
Kjo e fundit mesa duket ka bërë një “xhiro” në profilin e futbollistit dhe ka filluar pëlqimin e fotove të tij, njëra pas tjetrës. Gjë e cila ka rënë në sy të Shaqirit, që menjëherë i ka kthyerë borxhin Enit, siç tregojnë fotot e Lajmi.net.
Pëlqimet e shkëmbyera, mbase kanë sjellë dhe komunikimin midis tyre. Megjithatë nuk është e thënë që patjetër diçka po ndodh.