Këngëtarja Betatrix Ramosaj ka festuar mbrëmjen e djeshme 2-vjetorin e romancës së saj me të dashurin e saj Ervin. Qysh në muajt e parë të njohjes, Beatrix e prezantoi Ervin edhe para fansave të saj e më tej edhe në rrjetet sociale poston vazhdimisht foto me të.
Dy vjet pas historisë së tyre të dashurisë, Ò«ifti i ri kanë ngritur një dolli për njëri-tjetrin në Budva, Mali i Zi, vendi që kanë zgjedhur për të festuar përvjetorin. Në një foto të postuar në Instagram bashkë me të dashurin, Beatrix, i ka dedikuar Ervit edhe një mesazh shumë të ndjerë:
“Gëzuar 2-vjetorin! Zemrën e kam të mbushur plot me dashuri, sepse të kam ty në jetën time. Do të të zgjidhja edhe mes 100 jetëve dhe mes 100 botëve; do të të gjeja dhe do të të zgjidhja. Sa herë të shoh, dashurohem gjithmonë e më shumë. Mezi i pres edhe shumë përvjetorë të tjerë që do të vijnë. Të dua Ervi…”
Urimeve të shumë ndjekësve në Instagram u është bashkuar edhe kushërira e Beatrixës, Agnesa Hadërgjonaj, si dhe miq të tjerë e të afërm.


