Rudina Dembacaj, një prej personazheve më të spikatur të humorit, sot ka hyrë zyrtarisht në muajin e nëntë të shtatzënisë. Por vazhdon të jetë po aq energjike sa edhe kur vijonte punën me vrull. Në këto muaj të pritjes së ëmbël, ndoshta askush më shumë se ajo nuk është parë kaq aktive në rrjetet sociale, udhëtime njëri pas tjetrit, por edhe aktivitete sportive.

E ftuar në studion e Rudinës këtë pasdite, aktorja e njohur e humorit tha se kjo periudhë ka qenë një relaks total për të dhe një periudhë që e ka shijuar shumë. Më shumë se gjithÒ«ka tjetër, yoga ka qenë aktiviteti fizik të cilin e ka nisur para shtatzënisë, më shumë si mënyrë jetese, dhe e ka vazhduar edhe gjatë pritjes së ëmbël: “Jam marrë me yoga që para shtatzënisë dhe vazhdoj të merrem edhe tani, sepse kam filluar ta shoh si mënyrë jetese. Mendoj gjithmonë pozitivisht dhe yoga ma ka përforcuar këtë ide. Mendoj se do ta vazhdoj edhe pas lindjes.”

Edhe pse e përkushtuar me kohë të plotë për vajzën që pritet të vijë në jetë pas pak javësh, Rudina e di se kjo periudhë nuk do të zgjasë pa fund: “Unë jam natyrë që përkushtohem ndaj gjërave që dua, siÒ« i jam përkushtuar punës para shtatzënisë. Kështu më merr rrjedha, edhe vajzës do t’i pëkushtohem me të njëjtin intensitet, por më vonë, natyrisht do t’i rikthehm punës”.

Megjithatë, diÒ«ka i ka mbetur peng, edhe pse me kalimin e javëve u mësua: “Në fillim e doja djalë, si maloke që jam...” – tha ajo. Pasi Rudina e ndërpreu duke qeshur “pra e gjithë familja e donte djalë”, Dembacaj tha: “Jo, unë e doja djalë. Ne jemi vetëm motra në shtëpi dhe e doja djalë, sepse doja një shok për babin, jo vetëm dhëndurë, por nuk ma vari Zoti...”

Por nuk është më me aq rëndësi. Tani gjithÒ«ka është gati për të pritur princeshën. Rrobat janë larë, janë hekurosur… gjithÒ«ka gati. Mungon vetëm ajo, edhe pak ditë.