Gaz Paja ka postuar një foto me prindërit e tij me rastin e ditëlindjes së të atit. Aktori i mirënjohur Luftar Paja mbush sot 75 vjeç dhe Gazi nuk zgjatet shumë me urime virtuale, por një fjali me humor i thotë të gjitha.

“Kapedani mbushi 75 vjeç... kjo vajza ne mes, ka 52 vite qe nuk i ndahet...”, shkruan ai duke na prezantuar edhe zonjën Qamile, e cila është njohur me aktorin e madh nga Fieri kur ai ka qenë vetëm 23 vjeç dhe sot, 52 vite më vonë, ata kanë një familje të shëndoshë dhe një aktor tjetër mes tyre.