Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, është nga ata njerëzit fatlum, që Zoti i ka falur një familje të mrekullueshme, për të cilën ndihet i bekuar. Pavarësisht profilit prej aktori, në shtëpi Juli është një baba mjaft i përkushtuar ndaj fëmijëve, bën gjithçka për ta, ndonëse shtëpia herë pas herë kthehet edhe në një fushë beteje. Tek e fundit, loja është profesionale në këtë familje.

Me rastin e festave të fundvitit, Juli ka realizuar nje set fotografish me familjen: bashkëshorten dhe dy fëmijët, Reina dhe Mateo, të cilat ka vendosur t’i publikojë së fundi në rrjetin social Facebook. Lumturinë dhe ndjesinë që i fal familja, aktori i humorit ka dashur ta ndajë edhe me miqtë dhe fansat. Në fotot e publikuara, ku mbizotërojnë ngjyrat festive, Juli shkruan se ndihet i bekuar që janë të gjithë bashkë. Kaq ka mjaftuar për të marrë me mijëra pëlqime dhe urime për familjen e lumtur, edhe nga gjyshi Zef Deda.