Sara Hoxha do kishte mundësitë të lindte kudo, të zgjidhte mjekë dhe spitale të huaja, por ajo është ndjekur nga një gjinekologe shqiptare, Enriketa Kroi, e cila së bashku me Prof.Dr. Nikita Kroin, gjinekolog shumë i njohur në vend, kanë ndihmuar në lindjen e djalit të saj të parë, London.
Ledion Liço ka bërë një falënderim për mjekët duke postuar një foto ku shihen ata dhe Sara.
Të njëjtët mjekë janë kujdesur edhe për Aurela Gaçen. Ajo i falënderoi në mënyrë të veçantë pas lindjes së vajzës së dytë. Madje Dr.Nikita Manoku ka pritur edhe vajzën e parë të Aurelës.

“Nuk mund te mos falenderoj Profesor Doktor Nikita Manokun, i cili ka marre ne duar i pari te dy femijet e mij, e profesoreshe doktoreshe Enriketa Kroi per gjithe kujdesin e treguar ne cdo ore gjate muajve aq sa te bukur, edhe te veshtire te shtatezanise . Te dyve ju jam shume mirenjohese per gjithcka. Gojeembel e gjithmone te qete , packa rreziqeve qe mund te shfaqeshin gjate rruges. Me falet siguri deri ne fund. Jam sa paciente e lehte por aq edhe e veshtire 😊...e lehte sepse zbatoj me perpikmeri keshillat qe me japin mjeket, por e veshtire sepse mund te bej 10 mesazhe brenda 10sekondash 😂 me pyetje nga me te ndryshmet ( kam bindjen qe keshtu jane te gjitha mamat me mjeket e tyre ). Jam edhe shume frikacake 😨( packa se dukem gangstere 😉) keshtu qe e imagjinoni vete c' mund t'u kem punuar me ankthet e mia per 9 muaj 😊. â¤â¤â¤â¤â¤â¤ faleminderit ju & hygeahospital me stafin”, shkroi Aurela pas lindjes.

Nëse çiftet me mundësi ekonomike para disa vitesh mendonin dhe ende vazhdojnë të konsiderojnë lindjen jashtë Shqipërisë, sot mjaft prindër të njohur lindin në Tiranë, sepse këtu kanë të ngritur jetën e tyre, por edhe sepse gjejnë besim të mjekët e mirë. Dhe nëse arrijnë të përballojnë shërbimin dhe kushtet e veçanta që ofrohen në disa spitale, atëherë nuk kanë më arsye për të ikur jashtë. Shpresojmë që për çdo nënë që sjell në jetë një fëmijë, të ofrohen kushtet dhe shërbimet më të mira dhe Shqipëria të ketë gjithmonë mjekë po aq të zotë sa ata të brezave më parë!