Historia e dashurisë mes Teas dhe Veselit, tashmë ka mbetur pas. Pas përfundimit të  Big Brother 8, kur Ò«ifti e konfirmoi lidhjen dhe pas disa muajve bashkë, dy konkurrentët e përfolur i dhanë fund marërdhënies së tyre. Historia mes teas dhe Veselit u mbyll shpejt, pak para se ky i fundit të triumfonte edhe nga spektakli Dance With Me një vit më parë.

Megjithatë, gjatë këtij viti Tea nuk ka qëndruar në heshtje. Ditët e fundit, ajo ka publikuar një foto në Instagramin, ku shihet në krahët e Kristit, një tjetër ish-banori të Big Brother, i cili kishte treguar interes për bukuroshen korÒ«ane që kur të dy ishin në Big Brother. Ndonëse Kristi Becka e shfaqi hapur tërheqjen për Tean, asokohe ajo zgjodhi Veselin si partnerin e saj ideal.

Megjithatë, koha tregoi se midis dy të rinjve kishte pasur më shumë se një tërheqje, sepse prej disa muajsh ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Sipas suplementit Bluetooth, Tea ka nisur prej disa muajsh lidhjen me Kristin dhe për këtë kanë dijeni edhe familjarët e të dyve.

Në ditët e para të janarit ajo publikoi një foto ku çifti duken të përqafuar. Menjëherë lajmet se Kristi dhe Tea janë në një lidhje u përhapën shpejt. Megjithatë, vetë Tea, edhe pse kërkon vëmendje, ka filluar edhe të luajë me mediat dhe portalet. Pas fotos, ajo postoi edhe një foto tjetër me një status ngacmues për njerëzit që flasin e që, me gjasë, “nuk dinë asgjë”.

Gjithsesi, ajo që vetë Tea tregon është një lidhje dashurie. Momenti kur Tea dhe Kristi shfaqen të përqafuar dhe fansat e shumtë që i komplimentojnë. Sipas miqve të përbashkët, dy të rinjtë janë lidhur para disa muajsh. Sipas tyre, Kristit iu desh shumë kohë që t’ia fitonte zemrën bukuroshes nga Korça, por duket se ia ka dalë më në fund. Sot Tea dhe Kristi janë të pandarë. Tashmë lidhja e tyre nuk është sekret edhe për familjarët e tyre.