Një foto e realizuar disa vite më parë, mes moderatores Floriana Garo dhe mikeshës së saj të asaj kohe Ilda Gega është kryefjala e dy ditëve të fundit. Vajzat shihet duke shkëmbyer një puthje me njëra-tjetrën, të cilën Floriana e ka justifikuar duke thënë se ishte thjesht artistike.

Por mikesha e saj në foto, ish-konkurrente e “Big Brother” nuk ndan të njëjtin mendim. Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, Ilda Gega ka sqaruar situatën, ndërsa ka akuzuar Floriana Garon për publikimin e saj. Sipas saj, fotoja është publikuar qëllimisht nga Floriana, e cila asokohe ishte në kërkim të famës.

“Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë në foto me mua ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë një shoqe e imja dhe ndërkohë që isha në emisionin BB vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e famshme”, ka thënë Ilda Gega, e cila në vazhdim të statusit i ka ashpërsuar tonet, teksa shprehet se, “Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time”.

Statusi i plotë: