Vetëm një natë më parë, burime pranë artistes nga Kosova, thanë për Express se Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi do të bëhen prindër të një vajze. Lajmi u përhap me shpejtësi në portale edhe për të shuar kureshtjen e publikut (lexo këtu).
Interesit për të mësuar gjininë e fëmijës dhe spekulimet për lajmin nuk janë ndalur as gjatë ditës së sotme. Sërish burime për Express, sot kanë pohuar një lajm të kundërt me atë të një dite më parë: “Këngëtarja Adelina Ismaili pritet që të lindë djalë. Këtë e kanë konfirmuar për Express burime shumë të afërta pranë këngëtares. Lajmin për gjininë e bebes, Adelina e ka marrë gjatë ditës së sotme…” – shkruan Express.

Por lajmet bëhen konfuze nëse kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, këngëtarja, në një intervistë ekskluzive për revistën Who, e pyetur nëse e kishin zbuluar gjininë e fëmijë, konfirmoi, por nuk e zbuloi. Pas pyetjes “Është zbuluar gjinia e fëmijës?”, Adelina është përgjigjur thjeshtë me një “Po” për Who.
Pavarësisht lajmeve të njëpasnjëshme, shpeshherë edhe konfuze, askush prej protagonistëve nuk ka konfirmuar nëse fëmija që do të vijë në jetë është djalë apo vajzë. Dhe derisa këngëtarja të lindë e ta tregojë gjininë, me gjasë, askush nuk do ta mësojë cila është e vërteta.