Anna Gjebrea, vajza e producentit dhe prezantuesit të njohur Ardit Gjebrea, ka festuar sot ditëlindjen e saj të gjashtë. Një një festë të veçantë me shumë miq e të ftuar, babi Arditi ka menduar që gjithçka të jetë perfekte për të voglën e tij. Që prej 6-vjetësh, kur e bija erdhi në jetë, jeta e Arditit ka ndryshuar katërcipërisht.

Edhe pse lufton për të mbajtur formën trupore nën kontroll, një ditë më parë, në programin e së dielës, Arditi ka deklaruar se sot për të nuk do kishte kufizime, meqë kishte ditëlindjen e vajzës. Në media, ai ka deklaruar se me vogëlushen ka një lidhje speciale. Ajo nuk i ka ndryshuar vetëm jetën, por edhe karakterin, e ka bërë më të ndjeshëm. Ishte një bekim për t’ia bërë jetën më të bukur, një melodi që do ta zgjonte ndryshe çdo mëngjes.
Edhe pse para kamerave dhe aparatëve fotografikë, si në çdo rast, është Arditi, organizatore e festës është bashkëshortja Anila, mbështetësja e përhershme e tij.
Në festë kanë qenë të pranishëm personazhe të njohur të ekranit, por edhe të tjerë njerëz të thjeshtë, miq të Arditit dhe Anilës që bashkë me fëmijët e tyre i kanë uruar ditëlindjen e 6-të Anna-s.

