Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, së fundmi është bërë imazh i njërës prej markave më të famshme të orëve të dorës, “Daniel Wellington”. Përmes profilit të saj në Instagram, artistja ka postuar një fotografi, në të cilën tregon fotografinë e realizuar për markën suedeze.

Pasi u bë imazhi zyrtar i “L’oreal Albania”, këngëtares i erdhi ftesa nga marka e famshme e orëve DW, me qendër në Suedi. “E mirëprita dhe bëra për të një reklamë në Instagramin tim, me orën e përzgjedhur, të cilën ma dërguan nga Suedia”,- ka thënë këngëtarja për revistën Class.

Viti 2014 ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për Sonin. “Me të jeton” ishte kënga me të cilën ajo fitoi edicionin e 11-të të Top Fest-it dhe në fund të vitit, bashkëpunimi me këngëtarin e Lindjes së Mesme, Saad Ramadan, shënoi po ashtu një sukses tjetër. Në vetëm një muaj nga publikimi, kënga “Tulipan i bardhë” ka shënuar më shumë se 800 mijë klikime.