Dashuria në sheshin e xhirimit nuk është e panjohur për botën kinematografike. Këtu nuk bën përjashtim as ajo turke, e njohur së fundmi sidomos me serialet. Shikoni disa çifte të njohur që janë dashuruar në shesh xhirim dhe vijojnë të jenë akoma bashkë.

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç

Janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it turk. Fillimisht, Korel dhe Halit u takuan në xhirimet e serialit “1001 net”, për të përfunduar më pas të martuar, ashtu si edhe në film. Imazhi i tyre i mirë i ka përfshirë së fundi edhe për fushatat politike.

Seriali “Binbir Gece” në të cilin Bergüzar Korel dhe Halit Ergenç luajtën së bashku ishte seriali më i ndjekur jo vetëm në Turqi, por pothuaj në të gjithz vendet ku ai u shfaq. Aktualisht, seriali “Karadayı” me protagonist Bergüzar Korel e cila portretizon gjykatëse Feridenë po transmetohet edhe në Shqipëri. Çifti ka një numër të madh fansash në të gjitha vendet ku janë transmertuar serialet e tyre, deri edhe në Lindjen e Mesme.

Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak

U takuan në xhirimimet e serialit “Gö­nül­çe­le­n”. Janë martuar në Paris dhe janë prindër të binjakeve Toprak dhe Maya. Tuba, e njohur për rolin e Elifit,  në serialin që po transmetohet momentalisht edhe në Shqipëri “Diamante dhe Dashuri”, prej një viti është edhe ambasadore e UNICEF-it për Turqinë. Së bashku me të shoqin, Onur Saylak, për momentin janë të përfshirë me kohë të plotë për rritjen e binjakeve 2-vjeçare Maya dhe Toprak, dhe përgjatë kësaj periudhe kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë pune.

Selen Soyder dhe Tolgahan Sayışman

Selen Soyder dhe Tolgahan Sayışman janë të njohur për publikun shqiptar me personazhet Toprak dhe Cenar, në serialin televiziv “Lale Devri”. Çifti janë në lidhje dashurie që nga viti 2012 dhe konsiderohen si një prej çifteve me imazhin më të mirë në vend.

Gaye Turgut dhe Deniz Evin

Edhe për Gaye Turgut dhe Deniz Evin, dashuria ka nisur në shesh xhirim. U martuan, pasi u dashuruan fillimisht në serialin “Beni Affet”.Një martesë përrallore në det ka qenë ajo e tyre, sa përfshiu mijëra njerëz dhe urime edhe në botën virtuale. Sipas mediave vendase, Gaye Turgut i ka përgatitur një deklaratë dashurie Deniz në ditën e dasmës: "Dashuria ecën në një rrugë të gjatë, por dashuria ime më e çmendur je ti”.

Hatice Åžendil dhe Burak SaÄŸyaÅŸar

Aktorja Hatice Sendil dhe aktori Burak SaÄŸyaÅŸar u takuan fillimisht në serialin "KaradaÄŸlar" dhe tani  kanë më shumë se tre vjet së bashku. Para disa muajsh, çifti është martuar në një ceremoni elegante, të organizuar në Stamboll. Në dasmën e çiftit kanë marrë pjesë edhe shumë personazhe të njohur turq, ndër të cilët edhe aktorja Bergüzar Korel, e cila i ka uruar miqtë edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. “Miqtë e mi të bukur, ju uroj të jeni përgjithmonë të lumtur”.