Vetëm pak ditë më parë, mediat kosovare publikuan një listë me disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët janë akuzuar për evazion fiskal.
Sipas faqes gazetaexpress.com, listës së publikuar para pak ditësh, ku nuk mungonin emra si Altuna Sejdiu, Getoar Selimi, Mihrie Braha etj., i janë shtuar edhe këngëtarët e mëposhtëm, të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit, për shkak të shmangies së tatimit, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Ndër 12 emrat e rinj të listës, janë përmedur edhe Genta Ismajli, Blero apo Jehona Sopi, të cilët do të thirren në Prokurori për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me këtë çështje.
Referuar gazetës Express, më shumë se 4 milionë euro është shifra që mendohet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit, duke mos deklaruar të ardhurat e tyre (nga koncertet apo aktivitetet muzikore) në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
E gjithë lista që figuron në Prokurori mendohet të ketë gjithsej rreth 50 këngëtarë, të cilëve do t’u konfiskohet e gjithë pasuria, makinat luksoze, por po ashtu, do t’u kërkohet të tregojnë burimin e pasurisë së tyre.
Ja lista e dytë e këngëtarëve të akuzuar për evazion fiskal:
Ramadan Krasniqi (Dani)
Blerim Muharremi (Blero)
Genta Ismaili
Afrim Muqiqi
Kreshnik Fazliu (Mc Kresha)
Afërdita Demaku
Violetë Kukaj-Retkoceri
Nystret Muqiqi
Merita Muqiqi
Albatrit Muqiqi
Jehona Sopi
Korab Shaqiri
Listën e parë të këgëtarëve të akuzuar mund ta gjeni këtu.