Soni Malaj ka zbuluar sozinë e saj. Dhe në fakt nuk ka pikë dyshimi që në këtë foto ajo janë gati identike. Pak orë më parë këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto, në të cilën është e vështirë të besosh që nuk është ajo vetë.Janë po të njëjtët flokë të zinj e të dendur, të njëjtët sy dhe gati të njëjtat tipare. Edhe stili i veshjes së vajzës me emrin amrezy në Instagram duket mjaft i ngjashëm me atë të Sonit. Sportive, elegante, casual, por njëkohësisht mjaft moderne. Të shumta kanë qenë komentet dhe pyetjet nga ndjekësit e Sonit në rrjetin social: Pse nuk është Soni kjo? Me sa duket, të gjithëve u duken mjaft të ngjashme, për të mos thënë të njëjta. Jo më kot edhe këngëtarja shqiptare po mendon seriozisht “ta marr si dublante këtë vajzën”.