Këtë nuk e kishim dëgjuar. Një burrë që merr mbiemrin e së shoqes pas martese. E ka bërë Marco Perego, bashkëshorti i Zoe Saldana-s.
Dhe e bukura është që “nuk i plas fare” çfarë thonë njerëzit.
Aktorja e ka zbuluar vetë lajmin në shkrimin e kopertinës së qershorit të revistës InStyle, ku tregon sesi artisti Italian Marco Perego mori mbiemrin e saj pasi ata u martuan në mënyrë sekrete në verën e 2013-ës. Perego, piktor dhe skulptor, e mori vendimin progresiv megjithë dyshimet e bashkëshortes.
“U përpoqa ta bisedoja me të. I thashë “Nëse merr mbiemrin tim, ne do gjykohemi nga komuniteti yt i artistëve, nga komuniteti yt i burrave latinë, nga bota, por Marco më pa dhe më tha (ajo përdor një theks italian): ‘Ah, Zoe, nuk më plas fare.’”
Në intervistë ajo flet edhe për trupin pas lindjes së binjakëve. “Nuk mendoj vetëm të kthehem te xhinset e mëparshme. Tani unë kam një trup tjetër. Jam grua. Kam një trup më të butë dhe më të …fortë”
Saldana dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të Cy Ardio dhe Bowie Ezio, në nëntor. Që atëherë, mamaja e re është bërë një zë në mediat sociale ku flet për sfidat që has. Jo vetëm u kthye në Twitter për këshilla për ushqyerjen me gji, por hapi edhe një llogari në Facebook në prill për “ndryshimet dramatike” të trupit, brenda dhe jashtë, pas lindjes së djemve.