Lori Hoxha, vajza e themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha, feston sot ditëlindjen e saj të 22-të. Pak ditë pas ditëlindjes së të atit, datë në të cilën u përuruan edhe studio e reja të Top Channel në Kashar, Lori i ka mbledhur edhe një herë miqtë e saj më të afërt, mbrëmjen e djeshme, në një nga club-et më të njohura në Tiranë.

Ndër të ftuarit, bie në sy prezenca e Eno Popit, Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, vajza e ish-kryeprokuroit Theodhori Sollaku dhe e dashura e Ledri Vulës, Adela Sollaku, Ledion Liço, moderatori Ardit Roshi etj.

Prej disa javësh, Lori e ka mbyllur profilin e saj në Instagram, por kanë qenë miqtë që e kanë ndarë me ndjekësit e tyre emocionin e festës. Jonida Maliqi ka postuar në profilin e saj disa nga momentet e festës, duke i uruar trashëgimtares së Top-it ditëlindjen.

Një urim të veçantë për të motrën nuk mund të linte pa e ndarë me të gjithë edhe Sara Hoxha, e cila po ashtu ishte e pranishme në festën e mbrëmshme. Në një dedikim special në Instagram, ajo shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gjysmës sime seksi. Ti je mikja ime më e mirë, stilistja ime personale, make up artist-ja, editorja e fotografive, njeriu më stresues dhe më acarues në botë, por unë nuk do të të ndryshoja asgjë… Nëse njerëzit do të të njihnin ashtu si të njoh unë, do të shihnin çfarë shpirti të mrekullueshëm ke ti.”

Ndërkohë, të dyja motrat kanë ndarë foto dhe video në profilet e tyre në Snapchat. E gjithë shtëpia është mbushur gjatë ditës së sotme me lule nga miqtë që i kanë uruar ditëlindjen 22-vjeçares.