Sapo u publikua lajmi se Tea e kishte kaluar Shën Valentinin me një ish-konkurrent tjetër të Big Brother, Kristin, Tea ka reaguar përmes një postimi të saj në Instagram duke mohuar që ajo të ketë filluar një lidhje të re me Kristin (këtu). Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, Tea duket e revoltuar ndërsa shpjegon se mes saj dhe Kristit nuk ka asgjë tjetër veç një komunikimi shoqëror: “Është vërtet për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, se si një shaka e momentit, e bërë nga Kristi, i cili në fakt erdhi në lokalin ku unë isha me kushërirat e mia, të kthehet në lajm "bombastik", thjeshtë dhe vetëm për të marrë ca like më shumë dhe nuk e kuptoj se si luhet kaq lehtë me jetët e njerëzve, a thua se po luajnë me lodra fëmijësh. Jam e bindur që të gjithë ata që më kane ndjekur e më njohin, e dinë dhe e kuptojnë shumë mirë që ky lajm është një GËNJESHTËR E MADHE SA VETË BOTA, sepse unë dhe Krisi, përveçse një komunikimi shoqeror, jo vetëm që nuk ka mes nesh asgjë tjetër, por as që bëhet fjalë të ketë ndonjëherë, sepse jemi shumë larg njëri-tjetrit. E gjitha kjo për ata që mund të kenë pasur ndonjë dyshim, Tea!” – shkruan Tea në profilin e saj.
Pavarësisht atyre që thuhen e që shkruhen, tashmë Tea, Veseli apo personazhet e tjerë të bërë të famshëm gjatë apo pas reality show-ve, e kanë të qartë se publiku janë gjithmonë kureshtarë për jetët e tyre, aq më tepër për atë pjesë që kërkojnë, me një mënyrë apo tjetër, të jenë vetë në qendër të vëmendjes mediatike.