Në një intervistë për revistën “Story” kantautori dhe këngëtari i njohur Ernest Duka ka treguar më shumë rreth partneres së tij Graciela, me të cilën prej vitesh janë një "çift simpatik", tashmë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ndjesinë që i krijon fakti se për pak muaj do të bëhet baba si dhe planet e martesës me nënën e fëmijës së tij.

Ajo që tërheq vëmendjen nga kjo intervistë janë konceptimet e këngëtarit për ceremoninë martesore dhe martesën në përgjithësi. I pyetur nëse Graciela do të quhet një ditë gruaja e tij, ai është përgjigjur:

“Jo s’e di ende. E di që do të jetë nëna e fëmijës tim por gruaja jo, është fjalë e madhe”.

Përsa i përket celebrimit Stine mendon se atë është mirë ta kesh në zemër dhe jo në letra. Ndërsa për ceremoninë e dasmës ai ka një perceptim të ndryshëm, të cilin e bazon më shumë te frymëzimi i momentit"

 “Varet si të na vijë frymëzimi, pasi unë punën e kam “party” gjithmonë. Por ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa të mbledhësh 200 vetë dhe t’i tërbosh në dasmën tënde. Atë e bën kur të dojë njeriu. Nuk dua të bëhem çift formal që do të martohemi se po vjen në jetë një fëmijë. Do më vinte keq për vete nëse do ta bëja këtë. Nëse do e ndiej po, do e bëj një ditë. Por mund ta realizoj kur të bëhet djali apo vajza 2 vjeç për shëmbull. Do ishte dhe më bukur”.