Mediat, muajt e fundit, janë marrë vazhdimisht me çiftin Kristela Gjoka dhe reperi Noga, por mprehtësia investiguese e tyre ka lënë për të dëshiruar, ndërsa fantazia ka qenë në top formë.
Martesa e Kristelës dhe Nogës ishte lehtësisht e evidentueshme. Ndarja, u nuhat saktë, me fshirjen e fotove me Kristelën nga Instagrami i Nogës dhe me kthimin e llogarisë së saj në private, por shtatzënia e prezantueses bionde të Top Channel ishte me të vërtetë një lajm nga ata që askush nuk e di më nga erdhi.
Fakti që Kristela ka një llogari Instagrami private, u lejonte shkruesëve të thoshin që ajo është shtatzënë, madje edhe që do të lindë pas tre muajsh. Ca “miq të afërm me çiftin që konfirmojnë”, gjenden gjithmonë në këtë rast. Gjinia…vajzë… “Kristela pret të lindë vajzë”. Ky ishte lajmi. Krejtësisht i pavërtetë, sipas prezantueses.

Kristelës i ka ardhur në majë të hundës nga gjithë kjo, por nuk do të prononcohet. E vetmja gjë që zbulon është që historia me Nogën ka marrë fund. Që nuk është shtatzënë ka vendosur ta thotë nëpërmjet fotove të fundit që ka postuar, ku shfaqet shumë elegante. Nëse një grua që do të lindë pas tre muajsh ka belin e saj, atëherë do ishte për rekord.




Një marrëzi vere, që po mbyllet këtu. Madje dhe një surprizë. Kristela po përgatit një proket të ri të rëndësishëm, por fiksojeni, nuk është shtatzënë!