Hilaria Baldwin njoftoi të martën se është shtatzënë me fëmijën e shtatë me Alec Baldwin.
“Pas shumë ulje-ngritjeve gjatë viteve të fundit, ne kemi një ngritje emocionuese dhe një surprizë të madhe: një tjetër Baldwinito po vjen këtë vjeshtë. Ishim shumë të sigurt se familja jonë ishte e kompletuar dhe jemi më shumë se të lumtur me këtë surprizë,” shkruajti Hilaria në një video në Instagram që tregonte se ajo u jepte lajmin fëmijëve të tjerë.
“Po ndaj me ju momentin që u thamë fëmijëve – siç mund ta shihni, ata janë super të emocionuar! Fëmija ynë i ri është një pikë shumë e ndritshme në jetën tonë. Një bekim dhe një dhuratë gjatë kohëve të tilla të pasigurta,” vazhdoi ajo, duke iu referuar padisë së ngritur kundër Alec në shkurt për aksidentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
View this post on Instagram
Hilaria dhe Alec janë prindër të vajzave Carmen, 8 vjeçe dhe María Lucía, 13 muajshe, si dhe djemve Rafael, 6 vjeç, Leonardo, 5, Romeo, 3 dhe Eduardo 18 muajsh.
Alec është gjithashtu baba i vajzës Ireland, 26 vjeçe, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Kim Basinger.
Hilaria dhe Alec u martuan në qershor të vitit 2012.