Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se ylli i muzikës ka sjellë në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky, më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ .

Lajmi për shtatzëninë e Rihanna-s qarkulloi në fund të janarit pasi u shfaqën foto të këngëtares, 34-vjeçare, e cila shfaqte me krenari barkun e saj të rrumbullakosur, teksa shkonte për një shëtitje me reperin në Harlem.

Një muaj përpara zbulimit të madh, Rihanna kishte ndezur thashethemet për shtatzëninë teksa darkonte në Carbone, me një burim që zbuloi se ajo ishte “duke pirë ujë të gazuar dhe duke fërkuar barkun e saj”.

Këngëtarja e “Diamonds” u përpoq të fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera, por filloi të shfaqte me krenari barkun e fryrë me veshjet e saj të guximshme.

Reperi “Everyday”, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, shprehu dëshirën për tu bërë baba gjatë një interviste në maj 2021 me GQ , duke thënë: “Unë mendoj se do të isha një baba i jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht i mahnitshëm në përgjithësi”