Xhirimet në videoklipin e ri të Dua Lip-ës u ndaluan kur policia mbërriti në shesh pas ankesave të banorëve se xhirimi po prishte protokollet e koronavirusit.
“The Sun” ka ra raportuar se këngëtarja e “New Rules”, u pa të mërkurën në mbrëmje në shesh xhirim, me një grup të madh ekuipazhi dhe një përgatitje masive. Një nga vendasit tha për “The Sun”: “Dukej sikur njerëzit në xhirim po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror nuk po respektohej aspak.”
Gjithashtu dhe disa banorë të tjerë janë shprehur të revoltuar nga kjo situatë, duke thënë që njerëzit në atë zonë i respektojnë rregullat dhe sipas tyre është shumë e ulët që një yll popi si Dua Lipa ta bëjë këtë.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa kritikohet për thyerje rregullash të koronavirusit. Në muajin gusht ajo u kritikua gjithashtu për qëndrimin në një tubim shoqëror, pa respektuar masat e Covid-19.
Pasi ajo shpërndau një foto të ngjarjes në mediat sociale, komentet ishin të panumërta. Shumë prej tyre shkruanin se do të ishte më mirë që Dua Lipa ta përdorte platformën e saj për promovime të mira në këtë situatë, si respektimi i distancës dhe mbajtja e maskës.