Sot në mëngjes, ylli i 'Keeping Up With Kardashians' postoi tre imazhe, ndërsa ishte në breg të oqeanit, dhe pas saj shihet një plazh me rërë të bardhë. Sipas Daily Mail, është raportuar se ajo ishte në një ishull privat në Karaibe, me miqtë dhe familjen, për të festuar në një tjetër mënyrë 40-vjetorin.

U komentua gjatë këtë periudh, në lidhje me format dhe mënyrën se si i sheshon vitet e moshës. Në intervistën e saj të fundit të publikuar në Daily Mail, ajo ka folur për frikën nga plakja dhe se çfarë ka primare në kujdesin ndaj vetes.

Kur u pyet nëse ka frikë nga plakja, ajo tha: "Çdo ditë. Unë isha duke darkuar me nënën time mbrëmë për ditëlindjen e saj. Po flisnim për të njejtën gjë. Padyshim që ka të bëjë me mençurinë. Ka një ndjenjë qetësie dhe mençurie që merrni nga jeta. Por gjithashtu thjesht 'ta shpif'. Nuk është e lehtë. Unë do të sillem sikur plakja nuk ekziston për mua."
 
Kim gjithashtu rrëfeu për përdorimin e serumeve anti-plakje,  të cilat zakonisht nuk i përdor vetëm për fytyrën, por në të gjithë trupin e saj, për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe rinore.

 Ajo pranoi: 'Unë gjithmonë kujdesem për lëkurën. Mendoj se është domosdoshmëri të përdorësh kremra dhe serume për fytyrën, qafën, gjoksin këmbët dhe krahët.'
 
Kuptojmë se lëkura e lëmuar e saj vjen si rezultat i kujdesit të rregullt ndaj vetes. Nga sot mos lyeni vetëm fytyrën me krem!