Pas viteve të tëra spekulimesh dhe thashethemesh, Sex and the City do të kthehet në ekran, me një tjetër titull: "And Just Like That". Ky serial do të risjell të gjitha aktoret e njohura të Sex and the City, përveç Kim Cattrall.

Sipas burimeve të shumëfishta, Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis do të sigurojnë mbi 1 milion dollarë për episod, për serialin me 10 episode. Të treja yjet do të kenë rolin e tyre, por do të shërbejnë dhe si producente ekzekutive.

Sipas Variety, Sarah Jessica Parker gjatë xhirimeve të Sex and the City, fitonte 275,000 dollarë për episod. Me 'And Just Like That' buxheti i aktores shkon në 10 milionë dollarë.

"Sex and the City" u krijua nga Darren Star bazuar në librin e Candace Bushnell të vitit 1997 me të njëjtin emër. Seriali origjinal u shfaq premierë në HBO në 1998 dhe u zhvillua për gjashtë sezone deri në 2004.

Ndikimi i serialit ndihet ende në kulturën popullore dhe në dhomat e shkrimtarëve të Holliwood-it edhe sot e kësaj dite.