Një nga yjet e Hollywood-it, Jessica Campbell, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin "Election" dhe serialin "Freaks and Geeks", ndërroi jetë në moshën 38 vjeç.

Familja e Campbell njoftoi se aktorja vdiq më 29 dhjetor në Portland, Oregon.
Campbell u tërhoq nga aktrimi për t'u bërë një mjeke naturopatike, ose siç quhet ndryshe mjeke popullore. Shkaku i vdekjes së saj është ende i pa përcaktuar.
 
Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Ajo tha se në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete. Sipas familjarëve Jessica ditët e fundit kishte shfaqur vetëm shenja ftohjeje.