Anne Hathaway, një nga aktoret më të njohura të Hollywood-it, ka një problem me emrin e saj. E ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Fallon Show”, aktorja ka treguar se nuk i pëlqen që njerëzit t’i drejtohen me emrin e saj.
“Personi i vetëm që më thërret Anne është nëna ime dhe ajo e bën këtë gjë kur është shumë e nevrikosur me mua. Kështu që sa herë dal në publik dhe dikush më thërret me emrin tim, më duket sikur do më bërtasin”, është shprehur aktorja.
Ajo ka treguar se në moshën 14-vjeçare, kur xhiroi një reklamë, u tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i mbetej emri 'Anne'.
Kështu ajo u ka bërë thirrje njerëzve që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan, përveçse me emrin e saj të vërtetë.
“Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H ose më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne”, është shprehur aktorja.