Kanye West beson se kandidimi i tij i diskutueshëm presidencial në vitin 2020, ishte pika kryesore që solli prishjen e martesës me Kim Kardashian.

Ylli i Keeping Up with the Kardashians, 40 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga reperi, 43 vjeç, të premten pas gati shtatë vitesh martese.

Martesa e çiftit fillimisht pësoi një krizë verën e kaluar, në kulmin e sjelljes së çrregullt të West. Shpërthimet e tij publike filluan në korrik, pasi ai nisi ofertën për president të Shteteve të Bashkuara dhe zbuloi detaje thellësisht personale në lidhje me familjen e tij dhe martesën në fushatën dhe në Twitter.
 
Gjatë një fjalimi në tubimin e tij të parë të fushatës më 19 korrik në Karolinën e Jugut, West bëri një numër komentesh të çuditshme dhe të diskutueshme. Në një moment, i prekur, zbuloi se ai dhe Kardashian konsideruan abortin kur ajo mbeti shtatzënë me vajzën e tyre North në 2012.
 
"Edhe nëse gruaja ime dëshiron të më divorcojë pas këtij fjalimi, ajo e solli North në botë edhe kur unë nuk doja ta bëja," tha ai. "Ajo u ngrit në këmbë dhe e mbrojti atë fëmijë."
 
Një burim tha për PEOPLE në atë kohë se Kardashian ishte tronditur që Kanye foli për North në tubim, dhe ajo ishte e tërbuar që ai ndau diçka kaq private.
 
Sjellja e paparashikueshme e West vazhdoi atë javë ndërsa ai shkroi në Twitter dhe fshiu një varg deklaratash provokuese, përfshirë pretendimet se Kardashian dhe nëna e saj Kris Jenner ishin përpjekur ta "mbanin mbyllur atë". West gjithashtu pretendoi se ai kishte kërkuar për t'i dhënë fund martesës së tij që nga nëntori 2018-ës, kur Kardashian u këshillua me reperin Meek Mill gjatë një samiti të reformës në drejtësinë penale.


 
Sjellja e tij e shtyu Kardashian të adresonte diagnozën e çrregullimit bipolar të partnerit të saj, në një deklaratë të rrallë publike, duke u kërkuar fansave "mirëkuptim" dhe duke pranuar situatën e tyre "të komplikuar dhe të dhimbshme".
 
Ditë pasi Kardashian bëri deklaratën e saj, West i kërkoi falje publike gruas së tij në Twitter.
 
Një burim tha për PEOPLE, se Kenye po përjeton ankth dhe trishtim për shkak të divorcit.
Mbi të gjitha ata janë duke proceduar një divorc miqësor dhr janë në marrëveshje mbi kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të vajzave të tyre North, 7 vjeç, dhe Chicago, 3 vjeç, dhe djemve Saint, 5 vjeç dhe Psalmit, të cilët do të mbushin 2 vjeç në maj.