Tashmë lajmi i keq për fansat e Sex and The City, se Kim Cattrall nuk do të jetë pjesë e serive të reja, është dhënë. Por nuk mjaftoi me kaq, mesa duket do të mungojë edhe një personazh tjetër ikonik.

Sipas Page Six, Chris Noth ka vendosur të mos përsërisë rolin e tij ikonik Z. Big në rikthimin e HBO, të titulluar 'And Just Like That'.

Shumë njerëz shkuan në mediat sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për lajmin.  Një person shkruan në Twitter: "Më lejoni ta kuptoj këtë; ata po përpiqen të bëjnë një 'reboot' të një Sex and the City pa Z. Big, dhe pa Samantha Jones.A nuk është shqetësuese?!"

Shefi i marketingut, Casey Bloys, e justifikoi mungesën e Samantha Jones me faktin se në këtë moshë nuk mund të kesh të gjithë miqtë që kishe në të 30-at.

"Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh kur të jesh 50”-tha ai.

Ndërsa Noth momentalisht është duke luajtur në serialin “The Equalizer”, si edhe po xhiron dy filma, “Brooklyn All American”, dhe “Someday Sometime”.