Disa prej grave dhe vajzave më të njohura në Shqipëri, të cilat vijnë nga fusha të ndryshme, janë bërë bashkë këtë 8 Mars për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm. Sigurisht që ky mesazh nuk mund t’i drejtohej askujt tjetër në këtë ditë të shënuar, veç grave. Një mesazh që u jep forcë, guxim, siguri dhe mbi të gjitha vlerësim të gjitha grave, pa asnjë dallim.

“Hapu Udhë Vajzave” ishte nisma që bashkoi emra të rëndësishëm si: Anuela Ristani, Brunilda Lahe, Elena Pici, Elkjana Gjipali, Elsa Ballauri, Elsa Halstaad, Ema Andrea, Evis Kushi, Linda Rama, Luiza Gega, Luljeta Bozo, Mariza Ikonomi, Marjana Kondi, Romina Kuko, Rudina Hajdari, Sihana Nebiu, Vera Bekteshi, Zhaklin Lektari.

"Hapu udhë vajzave. Këtë 8 mars duam të sjellim një mesazh të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat. Hapu udhë vajzave. Jo, nuk u drejtohem meshkujve kësaj here, por vetë neve.
Çdo arritje e jona, është një udhë e hapur për brezin e ri të vajzave sot. Nën hashtagun #hapiudhevajzave ju ftojmë të ndani videon me atë që meriton t'i dëgjojë këto fjalë çdo ditë", -ka shkruar Elkjana Gjipali, e cila realizoi videon, duke shtuar edhe një falënderim për zonjat pjesëmarrëse.

Një mesazh i fuqishëm nga gratë për gratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elkjana Gjipali (@elkjanagjipali)