Një në tetë gra, janë të diagnostikuara me kancerin e gjirit, sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit, kështu që nuk është për t'u habitur kur një personazh i famshëm ose dikush që e doni, ka si diagnozë kancerin e gjirit.

Giuliana Rancic, Julia Louis-Dreyfus dhe Wanda Sykes kanë folur hapur në lidhje me diagnozat dhe trajtimet e tyre të kancerit të gjirit. Në 30% të pacientëve të kancerit të gjirit, sëmundja kthehet në kancer metastatik (ose faza IV), që do të thotë se është përhapur në organe të tjera dhe kjo statistikë përfshin edhe disa personazhe të njohur të Hollywood-it.

Tre gratë e famshme që kemi përmendur më poshtë, po jetojnë me kancerin metastatik të gjirit (nuk ka shërim për kancerin e gjirit të fazës IV), ndërsa jetojnë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Olivia Newton-John

Pas diagnozës së saj të parë të kancerit të gjirit në 1992, Olivia Newton-John iu nënshtrua një mastektomie dhe nëntë muaj kimioterapi. Gjatë trajtimit, ajo gjeti ngushëllim në një plan të përgjithshëm të mirëqenies, që përfshinte joga dhe meditim.

Ajo krijoi Qendrën e Kërkimit dhe Mirëqenies së Kancerit Olivia Newton-John në Melburn në 2012, për t'u dhënë njerëzve të tjerë që jetojnë me kancer qasje në trajtime të ngjashme.

"Krijimi i kësaj qendre Wellness, ku njerëzit që po kalojnë kancerin mund të shkojnë dhe të bëjnë gjërat që unë kam bërë" -tha ajo. "Unë bëja masazh, meditim dhe joga ... të gjitha gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem dhe ta mbaj shpirtin tim pozitiv."

25 vjet pas diagnozës së saj fillestare të kancerit të gjirit, Newton-John mësoi se kanceri ishte kthyer në fazën IV, duke metastazuar në një kockë në pjesën e poshtme të shpinës.

"Po ndihem mirë dhe po gëzoj mbështetje të plotë nga familja dhe miqtë e mi, së bashku me një ekip mjekësh të mirëqenies dhe mjekësisë," -tha ajo për People.

Shannen Doherty

Aktorja njoftoi në shkurt të vitit 2015 se po i nënshtrohej trajtimit, pas një diagnoze të kancerit të gjirit. Në korrik të vitit 2016, pas një raundi të dytë të kimioterapisë, ajo dokumentoi procesin e prerjes së flokëve të saj.

"Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme. Eshtë e vështirë të përfundosh punët kur ndjen se do të jetosh edhe 10 apo 15 vjet të tjera."

Shannen ka vazhduar të ndajë fotografi "të vërteta" të udhëtimit të saj ndaj kancerit me ndjekësit e saj në Instagram, duke folur për shëndetin mendor dhe fizik.

Bershan Shaw

Fansat e serialit jetëshkurtër OWN Love in the City, mund ta njohin Shaw nga shfaqja e vitit 2014. 

Që nga diagnoza, Shaw ka përdorur platformat e saj (aplikacioni i saj Urawarrior është planifikuar të dalë së shpejti) për të promovuar ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. "Gjëja më e madhe sot është të kontrolloni gjoksin tuaj," shkroi ajo kohët e fundit. "Mos kini frikë! Mos kini frikë dhe mos e lini pas dore kontorollin tuaj. Zonja, kontrolloni veten."