- Një shqiptar i suksesshëm në Itali…

- Nuk është gjë e re…

- Po nëse të them një oaz qetësie dhe joshjeje?

- Po, shumë mirë. Tjetër?

- Një histori e jashtëzakonshme gastronomike…

- Ëhë…                  

- Një udhëtim drejt trashëgimisë, receta kreative, përkushtim maksimal dhe një festë për qiellzën dhe për sytë. Por ka akoma… Dhe të gjitha këto kanë pas një emër aspak të zakonshëm.

-  Qenka me FAT…

- Ashtu si nis edhe vetë emri i tij.

Historia e Fatjon Gogës është një histori frymëzimi e një të riu që ia vlen ta rrëfesh kudo e me gjithkënd. Jo vetëm për pasionin, përkushtimin dhe kreativitetin, por edhe për shijen artistike që përcjell tek të gjithë klientët që zgjedhin restorantin e tij. Ata që provojnë një shije të rrallë si në asnjë vend tjetër më herët janë ata që rikthehen në një oaz qetësie dhe kënaqësie… Ata që mbeten të mrekulluar nga gjithçka që panë e shijuan në një vend të jashtëzakonshëm.

Një kombinim i shijes dhe traditës

Ambienti i ri i krijuar nga Fatjoni është një homazh për traditën e kuzhinës së Arezzo-s. Çdo pjatë përgatitet me mjeshtëri, duke i bërë homazh historisë së pasur gastronomike të rajonit. Përvoja e kulinarisë në “Osteria Grande” është një udhëtim në trashëgiminë e ushqimit dhe verës së Arezzo-s.

Pasioni i Fatjonit për artin e kulinarisë

Fatjoni, tashmë ka provuar çdo shije në restorantet e njohura si “L'Amorosa” e “Zafferano”. Çdo ditë, ai e vë në përdorim kreativitetin dhe përkushtimin e tij për të krijuar pjata unike që janë festë për qiellzën dhe sytë.

Fatjoni nuk është vetëm një djalë i talentuar që ka hapur një restorant të ri në Arezzo. Ai synon të mbajë gjallë artin dhe bukurinë e këtij qyteti përmes një kuzhine unike dhe të rafinuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FATJON G O G A (@chef__goga)

Një destinacion i paharrueshëm në Arezzo

Me pasionin e tij për artin e gatimit dhe përkushtimin për të ruajtur bukurinë e këtij qyteti, Fatjoni ka krijuar një restorant që është më shumë se një vend për të ngrënë. Është një përvojë që përqafon traditën, artin dhe kulturën e Arezzo-s. Një destinacion që nuk duhet humbur nga askush që dëshiron të ketë një përvojë të paharrueshme.

“Osteria Grande”, një oaz bukurie

Atmosfera e “Osteria Grande” i magjeps vizitorët me sharmin dhe bukurinë e saj. Arredimi me kujdes deri në detajet më të vogla e bëjnë këtë restorant një oaz qetësie. Fatjoni ka krijuar një vend ku mysafirët mund të pushojnë dhe të shijojnë plotësisht përvojën e ngrënies.

Arezzo, djepi i artit dhe kulturës

Arezzo është një qytet i pasur me histori, art dhekulturë. “Osteria Grande” ndodhet në zemër të këtij qyteti të mrekullueshëm, duke i lejuar mysafirët të zhyten në bukurinë dhe hijeshinë e tij.

Pas një darke të shijshme, vizitorët mund të eksplorojnë rrugët piktoreske, të vizitojnë muzetë dhe të admirojnë veprat e artit që e bëjnë Arezzo-n një vend unik.