Adoleshetët dhe VIP-at e janë mërzitur paksa nga vendimi i Instagram-it për të hequr gjithë llogaritë false. Kjo ndërhyrje është quajtur “Pastrimi i Instagramit” duke qenë që shumë profile humbën mijëra deri dhe miliona ndjekës brenda një nate. VIP-at që u goditën më shumë në botë përfshijnë Justin Bieber, i cili humbi 3.5 million ndjekës. Kim Kardashian ka humbur mbi 1.3 milionë ndjekës.
Ajo që tërheq vëmendjen është që numri i ndjekësve ka rënë në mënyrë shumë të pabarabartë nga një profil në tjetrin. Nuk mund të besosh që dikë e kanë ndjekur aq shumë profile false vullnetarisht. Në mendje të vjen historia e shëmtuar e blerjes së ndjekësve në Instagram. Sepse sot të kesh ndjekës si shifra, jo si njerëz, është shumë e lehtë. Kushton madje fare pak. Në sajtin Buzzoid 100 ndjekës kushtojnë vetëm 3 dollarë amerikanë. Por në sajte të tjera që i gjen lehtësisht në internet ka edhe çmime më të mira shumice. Pra qenka e vështirë ta masësh popullaritetin real të dikujt në rrjetet sociale nëpërmjet pëlqimeve apo ndjekësve. Ato dhe mund të blihen. Dhe siç informojnë faqe të ndryshme interneti, profilet që blihen janë shumica profile false, bot profiles, të hapura automatikisht nga interneti për arsye të tilla, rritje false numrash ndjekësisht etj etj. Në çastin kur del vendimi për të larguar nga Instagrami gjithë profilet false dhe numri i ndjekësve bie në shifra shumë të ndryshme nga një VIP te tjetri, apo nga një bloger te tjetri, të bën të mendosh për vërtetësinë e ndjekësve që kanë pasur këto profile.
Nga një listë që revista Class rastësisht kishte krijuar me 15 profilet më të ndjekura të femrave shqiptare në Instagram ne kemi mundësi të gjejmë sa janë ndikuar profilet e femrave shqiptare nga vendimi për të hequr llogaritë spam nga Instagrami. Vihet re që në përpjestim me numrin e ndjekësve më shumë nga të gjithë është prekur Aurela Hoxha dhe pas saj blogerja Egreis Gjergjani. Ato kanë humbur nga 20 mijë ndjekës, ndërsa këngëtarja Enca Haxhia dhe pse kishte më shumë ndjekës nga ato, humbi vetëm 8 mijë. E habitshme sa e suksesshme është kjo këngëtare në rrjetet sociale! Shumë pak në krahasim me numrin e ndjekësve janë prekur edhe këngëtaret Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Nora istrefi dhe Soni Malaj. Urime vajza!
Këtu janë profilet më të ndjekura, numri i ndjekësve para spastrimit, i atyre që kanë ngelur dhe numri i atyre që janë larguar
Enca Haxhia 465 mijë 457 mijë 8 mijë më pak
Egresi Gjergjani 335 mijë 315 mijë 20 mijë më pak
Elvana Gjata 185 mijë 177 mijë 8 mijë më pak
Dafina Zeqiri 170 mijë 166 mijë 4 mijë më pak
Altuna Sejdiu 157 mijë 143 mijë 14 mijë më pak
Nora Istrefi 150 mijë 145 mijë 5 mijë më pak
Luana Vjollca 137 mijë 134 mijë 3 mijë më pak
Marina Vjollca 121 mijë 118 mijë 3 mijë më pak
Aurela Hoxha 106 mijë 86 mijë 20 mijë më pak
Soni Malaj 104 mijë 103 mijë 1 mijë më pak
Jonida Maliqi 102 mijë 99 mijë 3 mijë më pak
Lori Hoxha 92 mijë 89 mijë 3 mijë më pak
Anglea Martini 90 mijë 86 mijë 4 mijë më pak
Albana Osmani 85 mijë 83 mijë 2 mijë më pak
Alketa Vejsiu 75 mijë 73 mijë 2 mijë më pak
Shifrat e disa profileve janë rrumbullakosur.
