Është e vështirë që në Instagramin e moderatores së njohur Luana Vjollca të gjeni foto në të cilat ajo është pa grim. Edhe në ato pak raste kur poston foto nga palestra apo para gjumit, ka një grimcë të vogël tualeti që i rri gjithmonë për shtat Luanës.

Por nëse keni menduar deri tani se moderatorja e Top Channel nuk del asnjëherë pa make up, e keni pasur gabim. Fotoja e fundit që Luana ka postuar në Snapchatin e saj është e tillë, e pastër fare.

Nga Prishtina, qyteti i saj i dytë tashmë, pas Tiranës, Luana ka përshëndetur të gjithë fansat e saj me një puthje duke specifikuar pikërisht grimin: “Pa make up..” – shkruan ajo të krah të kësaj fotoje.
Një pyetje e fundit: Ò«’i duhet grimi Luanës kur edhe pa të është kaq e bukur?


