Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj, gjatë sezonit të ri në "Top Show Magazine", qëndruan vetëm 4 javë në kolltukun e opinionistëve dhe pas largimit të tyre vendin e zunë Albana Osmani dhe Ervin Kurti.

Pas largimit Valeri i pyetur nga revista “Who”, u shpreh se problemi nuk qëndronte as tek ai dhe as tek Sara, por dyshja, thjesht nuk funksionoi. Ndërsa Sara nuk kishte bërë asnjë deklaratë, deri ditën e djeshme që vendosi të shkruajë disa fjalë në InstaStory.
“Më larguat? Zemër, unë u largova vetë! Më falni që nuk mund të jem false. I mbaj gjërat patetike jashtë jetës sime. Dashuri”, ka shkruar ajo.
Të jenë këto fjalë një përgjigje për të gjitha lajmet që janë shkruar në lidhje me largimin e tyre nga emisioni i së premtes?
