Revista dhe sajte te ndryshme amerikane kane shkruar per nje martese te mundshme te aktoreve te Holliwood-it. Mund te jete vetem nje hamendje, por analiza qe u eshte bere disa fotove, qe cojne ne perfundimin qe ata jane martuar mund te jete dhe e sakte. Si fillim, Ashton Kutcher, ka uruar ne FB me nje foto ku ka shkruar ne rere urimin per Vitin e Ri, duke firmosur poshte The Kutchers dhe pse me c'dihet ata jane deri tani Kutcher dhe Kunis. Dyshimet jane ngritur menjehere per nje martese te mundshme qe i ka dhene Miles mbiemrin zyrtar Kutcher. Mediat raportojne edhe nje postim tjeter me puthjet me te cuditshme te martesave qe ai kishte publikuar.
Ndersa pak jave me pare, ata jane pare ne nje ndeshje, duke perkrahur skuadren e tyre dhe ne doren e Miles dallohet nje unaze me gur. Ketu perseri ka nje shenje qe te ben te mendosh per martese.
Mila dhe Ashton jane fejuar ne shkurt dhe ne tetor priten vajzen e tyre te pare. Ata nuk kane folur per martese, por mediat e huaja nuk lene t'u shpetoje asnje detaj dhe ndoshta kjo martese eshte bere, si thone ato, ne fshehtesi, ose ndoshta te gjitha keto detaje jane rastesi. Megjithate nuk do ishte cudi qe ata te dy te jene martuar larg syve te medias, sepse edhe stili i jetes qe kane ndjekur bashke, ka qene shume i thjeshte. Madje edhe foton e vajzes, Kutcher nuk e postoi ne rrjetet sociale, por e publikoi mes shume fotove te tjera per te mbetur ne nje fare menyre i pazbuluar. I tille mund te jete edhe postimi i urimit nga The Kutchers.
