Një status i postuar mbrëmjen e së mërkurës nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukajt për këngët shqiptare të kohëve të fundit, duket se ka prekur më shumë Samanta Karavellën, e cila, pas atij postimi, nuk ka heshtur, po ka reaguar e revoltuar për atë që ka shkruar Marsela në Facebook-un e saj.

Statusi i plotë i Marselës në Facebook:

Menjëherë pas këtij statusi, Samanta ka postuar në Instagramin e saj statusin e Marselës bashkë me komentin e saj. Ndër të tjera, ajo i drejtohet Marselës duke i thënë se do të ishte mirë të bënte diçka më me vlerë në vend që të komentojë muzikën e kolegeve të saj.

Ja statusi i plotë i Samantës:

Nuk kam dashur t’u kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve përgjatë gjithë këtyre viteve që depërtoj në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje s’mund ta lë pa anashkaluar. Do kisha shumë dëshirë të kishe dhe ti suksesin që meriton pa cenuar timin. Nëse mendon se e bën më mirë, TREGOJE. Publikun as ta mora, as ma more. Vokali im është vlerësuar nga MJESHTËR të muzikës shqiptare kur isha vetëm 13 VJEÇ (ndërkohë askush nuk e njihte emrin tënd). Do ishte më mirë të bëje diçka më me vlerë se të komentoje muzikën e kolegeve të tua, aq më tepër kur je artiste vet! PEACE!