Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, është shtatzënë. Bukuroshja e së djathtës është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më joshëse të politikës, e për këtë shkak jeta e saj private ka qenë jo pak në qendër të vëmendjes.

Mediat kanë folur shpesh për romancën e saj me biznesmenin nga Tirana, por tani Laura Vorpsi, na vjen me lajmin se është në pritje të ëmbël.

Sipas burimeve të “Express” lajmi e ka gëzuar shumë çiftin, që pas zyrtarizimit të raportit të tyre, kanë dashur të bëhen prindër. Sidoqoftë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga vetë Vorpsi, apo detaje të tjera që lidhen me gjininë e bebes, apo kohën kur mund të vijë në jetë.