Ndonëse nuk e ka ushtruar karrierën e saj në Shqipëri, Misse Beqiri është një emër i njohur për fansat e fashion. Pas një karriere në arenën ndërkombëtare të modës, shqiptarja pushtoi vëmendjen mediatike për martesën e saj me ish-portierin e Manchester United, Anders Lindegaard nga e cila solli në jetë edhe një djalë.

Por, kohëve të fundit Misse është përfolur për një lidhje me aktorin britanik, Jack Hall. Tashmë raporti mes tyre nuk është më një thashetheme. Aktori i njohur ka publikuar disa foto intime me yllin e reality-show-t britanik, “The Only Way Is Essex”. Çifti shihet në krahët e njëri-tjetrit, madje shumëtë lumtur. Jake Hall është i njohur për lidhjen e tij që kishte me yllin televiziv Chloe Lewis.