Mikesha e saj më e afërt, Lori Hoxha, e cila ka qenë e pranishme në 27-vjetorin e Adelës së bashku me motrën e saj Sara dhe shoqe të tjera të afërta s’mund të linte pa i shkruar edhe një mesazh në profilin e saj në Instagram. Vajza e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adela Sollaku, mes miqve të ngushtë, ka marrë edhe urimin special nga Lori: “Gëzuar ditëlindjen Bricjapit tjetër në jetën time. Skuadra jonë nuk do të ishte e plotë pa ty”,- shkruan Lori në Instagram.