Po vjen një çift i ri baba, bir që do ju trondisë. Ish-robëruesi i zemrave me të birin, lojtar wrestling.

Luke Perry ka ndjekur kohët e fundit një ndeshje profesionale keçi për të mbështetur djalin e tij 19-vjeç, Jack Perry. Videoja nga sajti i lajmeve të Wrestling-ut profesional, Pro Wrestling Sheet, kapi aktorin e Beverly Hills, 902010 të ulur në shkallët e stadiumit dhe si çdo prind do vepronte, duke regjistruar ndeshjen e të birit.

Nuk do ju besohet sa është rritur Jack, i cili mban emrin "Jungle Boy" Nate Coy në botën e keçit. Në ndeshjen e Underground Empire Wrestling, ju mund të shihni adoleshentin në disa lëvizje shumë intensive, për mos të folur për flokët e gjatë prej rock-eri.

Është mëse e dukshme që e ka marrë atë krifë nga e ëma, ish-bashkëshortja e Luke, Rachel "Minnie" Sharp.

Ky çast vërteton që disa fëmijë zgjedhin të mos përfitojnë nga fama e prindërve, por të gjejnë rrugën e tyre.