Estetistët e këshillojnë që sa herë të mundemi ta lëmë fytyrën të marrë frymë nga produktet e grimit. Dhe për këtë, nuk ka rast më të mirë sesa fundjava. Por edhe për gjendjen e përgjithshme, përveçse për lëkurën bën mirë një ditë pushim, pa stresin e të bërit gati, pa kërkesat për t’u dukur perfekte, por thjesht të dalësh nga krevati, të veshësh diçka të rehatshme, të kapësh flokët me të parën kapëse që të zë dora dhe…të bësh një selfie pse jo? Vajzat e njohura të showbiz-it kanë shkrepur një foto me pamje të clodhur fundjave në shtëpi, apo në makinë sapo kanë dalë prej shtëpisë dhe rezultati është, edhe në këtë version, i bukur.




