Një foto ngacmuese e pak ditëve më parë, e risolli në vëmendje ish-konkurrenten e Big Brother 8, Tea Zhuli, e cila jetoi një dashuri disamujore me fituesin e reality show-t Vesel Kurtishaj, pas finalizimit të spektaklit. Fotoja që Tea postoi në Instagramin e saj në krahët e Kristit, një ish-konkurrenti tjëtër të Big Brother bëri kureshtarë të gjithë miqtë virtualë për këtë lidhje të re që, me gjasë, kishte kohë që kishte nisur. Megjithatë, vetëm pak orë më vonë, duket se pendohet dhe poston një status tjetër duke shkruar se “ata nuk dinë asgjë.” Ndonëse ishte vetë Tea ajo që e postoi foton ngacmuese në krahët e Kristit, nuk dha më shumë detaje për lidhjen me të.

Derisa, ja ku vjen një foto e re, e postuar nga Kristi, e cila ka qarkulluar sot në rrjetet sociale. Kristi, duke mbajtur Tean në shpinë… Jo vetëm mesazhi i fotos, por edhe shënimi që bëjnë dy të rinjtë është një shenjë e pastër që dashuria e tyre ka marrë formë dhe tashmë nuk ka më vend për dyshime.

“Në pafundësi e përtej saj… “, shkruan Tea në krah të fotos së publikuar nga i dashuri i saj.