Një divorc që modelja e njohur e ka lënë pas krahëve, tani nuk është më temë e mediave dhe portaleve. Por është e vështirë të ndalen titujt për Aurela Hoxhën sa herë ajo poston foto seksi në Instagram nga udhëtimet e saj në vendet ekzotike apo edhe setet e fotografive sensuale. Vazhdimisht diskrete për jetën personale, Aurela ka ditur ta ruajë me fanatizën atë që është pjesë vetëm e saj. Megjithatë, diÒ«ka, me sa duket, ka ndryshuar për mirë në jetën e modeles bukuroshe.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show, Aurela ka lënë të kuptohet se ajo është në një lidhje dashurie të re, por nuk ka dëshirë ta bëjë publike. Titujt e portaleve kanë qenë vazhdimisht shqetësim për të, por më shumë edhe për familjen e saj, ndaj ajo do të tregojë kujdes që gjërat e shtrenjta t’i ruajë vetëm për vete.

“Unë jam nga ato femra që nuk kam frikë nga numërimet, sepse nuk kam pasur për numërime dhe kur unë jetoj diÒ«ka, sinqerisht e kam jetuar para syve të publikut dhe vazhdoj ta jetoj para syve të publikut edhe pse jo duke publikuar foto….” – tregon Aurela e pyetur pse nuk poston në Instagram foto nga jeta e saj personale apo foto me partnerin.

Por kjo nuk do të thotë se i fshihet publikut, përkundrazi: “Unë kurrë nuk kam jetuar një lidhje që të mos dal dorë për dore me të. E kam bërë, sepse kështu e kam ndier. Por është frika e publikimeve, nuk e kam dashur që fëmijë, edhe 16 vjeÒ« nuk kam dashur të publikoj dhe nuk e publikoj akoma. Edhe para se të ekzistonin portalet, por edhe tani që ekzistojnë kaq shumë.”

Arsyeja e vetme pse modelja nuk ka dëshirë të postojë në Instagram foto me partnerin është dëshira për ta mbrojtur, jetuar dhe shijuar për vete dhe nuk do t’i vinte mirë nëse dikush do të fillonte ta komentonte: “Normalisht, unë ndihem keq që komentohet një foto e imja në Instagram… Realisht nuk i dua komentet, e bëj për qejfin tim… Por nëse kam diÒ«ka të shenjtë në jetën time dhe ajo bëhet publike në mënyrën se si duan ata ta transmetojnë, ajo do më vrasë shumë, nuk dua që ta dëmtoj atë lloj gjëje. Unë dua ta mbroj, ta shijoj dhe ta dua për veten time. Por këtë nuk e bëj fshehur. E jetoj jetën time shumë hapur. Thjeshtë nuk e bëj me publike. Unë e dua njësoj, e jetoj jetën time njësoj, pa bërë asgjë fshehur. Dal me të, bëj gjithÒ«ka, e kam bërë gjithmonë në këtë lloj mënyre. Thjeshtë nuk i bëj këto publike, sepse nuk jam mësuar. Për më tepër, edhe familjet tona nuk janë mësuar me ato lloj komentesh…”