Të gjithë e kanë mësuar tashmë se dy ish-konkurrentët e Big Brother, Tea Zhuli dhe Kristi BeÒ«ka, kanë nisur një lidhje pasionante dashurie, të cilën prej pak kohësh e ndajnë edhe me fansat në rrjetet sociale. Pas ndarjes me fituesin e edicionit të 8-të të Big Brother, Vesel Kurtishaj, dhe një periudhe të gjatë në të cilën iu përkushtua projekteve të reja profesionale, Tea dhe Kristi e gjetën njëri-tjetrin dhe vendosën të marrin një hap të rëndësishëm.

Prej disa javësh tashmë, jo vetëm që e shprehin hapur dashurinë e tyre, por po e shijojnë lidhjen  edhe në udhëtime. Komentet dhe reagimet në rrjetet sociale, të cilat e komplimentojnë vazhdimisht Ò«iftin e ri, i kanë nxitur, me sa duket, edhe më shumë Tean dhe Kristin, që të ndajnë me miqtë virtualë momente romantike nga marrëdhënia e tyre.

Fotoja e fundit e Teas, e cila ka marrë mijëra pëlqime, tregon një moment tjetër të ëmbël të Ò«iftit nga udhëtimi i tyre i fundit: “E lumtur me ty… Të dua shumë” – shkruan Tea pas kësaj fotoje ku ajo dhe Kristi janë duke shkëmbyer puthje.