Që prej ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin pati një martesë më shumë se 10-vjeçare, kurioziteti për jetën e re të Aurela Hoxhës ka qenë i madh. Prej javësh qarkullojnë thashetheme se modelja e njohur tashmë ka krijuar një lidhje të re, por deri më tani asgjë nuk është pranuar nga blogerja bukuroshe. Megjithatë, revista Bordo ka hulumtuar rreth kësaj lidhjeje dhe ka mësuar se Aurela po jeton prej muajsh një histori të bukur dashurie me një biznesmen me origjinë nga Miloti.

Alban quhet djali që i ka vjedhur zemrën blogeres dhe duket se ata po jetojnë një marëdhënie intensive. Në udhëtimet e shpeshta të Aurelës kohët e fundit në vende ekzotike, duket se ka pasur shoqërues pikërisht të dashurin e ri. Bordo ka siguruar disa foto ekskluzive të çiftit, duke u argëtuar në një prej lokaleve të natës në Tiranë. Aurela dhe Albani ishin me një grup miqsh, por herë pas here nuk nguronin edhe të shfaqnin afeksion ndaj njëri-tjetrit.