Modelja shqiptare Vivian Canaj ka mbushur dje 22 vjeç. Duket se të afërmit dhe miqtë i kanë realizuar asaj një festë buzë pishine.

Dallojnë fotot me të ëmën, me të fejuarin, me mikesha, por edhe me tortën që nuk është aspak e zakonshme.

Miqtë kanë menduar për të realizuar një tortë që i përshtatet një modeleje, në formë çante. Nëse po pysni veten të cilës markë, edhe atë e kanë personalizuar duke krijuar “Vivi’s Secret”.

Prej saj dalin edhe qirinjtë që modelja ka fryrë shumë e kënaqur.

Ndërkaq për pamjen, modelja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe flokë të valëzuar.