Që Eli Fara i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën, kjo nuk është gjë e re tashmë, madje sekreti i bukurisë dhe formës fizike perfekte, gati-gati është kthyer në një lloj diskutimi bezdisës për këngëtaren e njohur të muzikës popullore, por si mund të qëndrosh indiferent kur sheh një foto të shumë viteve më parë dhe vëren se në ato tipare, kur Eli ishte vetëm një adoleshente 15-vjeÒ«are, gjendet lehtësisht edhe artistja e sotme?
Në profilin e saj në Instagram, Eli ka postuar pak më parë këtë foto duke shkruar se këtu ka qenë vetëm 15 vjeÒ«. Kostumi tradicional i KorÒ«ës, në fillim të karrierës së saj artistike, ka qenë një prej veshjeve identifikuese të këngëtares, por edhe shumë vite më vonë, e prezanton po me të njëjtën krenari e KorÒ«ën dhe Drenovën, vendin e saj të origjinës.
Komentet dhe komplimentet e miqve virtualë, natyrisht janë me dhjetëra. Mes tyre, edhe personazhe të njohur publikë të cilët janë pa fjalë: “Thjesht yll…” – shkruhet mes tyre.
Nëse po përpiqeni akoma të gjeni ndryshimet me Elin sot, nuk është e nevojshme. Nuk ka!